Një ish-ministër dhe drejtorë të NLB bankës të dyshuar për “pastrim parash”

Prokuroria Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka formuar lëndë kundër një ish-drejtori dhe një drejtori aktual të NLB Tutunska bankës, ish-ministri, avokati, noteri dhe personave të tjerë, si dhe një personi, shtetas të Republikës së Sllovenisë për vepra të kryera penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” nga neni 353 dhe “pastrim parash” nga neni 273 nga Kodi penal.

“Ekzistojnë dyshime se në periudhën prej vitit 2006 deri në 2017 janë ndërmarrë veprime për themelim të firmave, marrjen e kredive dhe riorientim të mjeteve financiare në Slloveni dhe në firma austriake, ndërsa pastaj një pjesë e mjeteve janë investuar në themelim të firmave të reja dhe blerje të pronës së patundshme në rajonin e qytetit të Manastirit”, kumtoi sot Prokuroria Themelore.

Me qëllim që të vërtetohet fakti dhe të sigurojë dëshmi, siç shtohet në kumtesë, Prokuroria në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë lëshuar urdhër për analizë të transaksioneve financiare dhe sigurim të materialit të plotë dëshmues të natyrës pronësore, financiare dhe administrative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button