Skadoi afati i kryetarëve komunal, a do t’u vihet çelësi komunave?

A do të funksionojnë komunat pas së hënës? Nëse qytetarët do të kenë nevojë për ndonjë shërbim edhe më të vogël a do ta mund ta marrin atë nga komunat? A kanë krerët dhe këshillat komunal ndonjë plan se si do të veprojnë pas ditës së sotme? A kanë kërkuar ata opsion dytësor edhe pse nuk kemi ndryshim të Kodit Zgjedhor? Cilat shërbime do të mund t’i marrin qytetarët nëse si zgjidhje e vetme në tërë situatë është ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe zgjatja e mandatit të kryetarëve dhe këshillave komunal?

Për të marrë përgjigje për këto pyetje, Portalb kontaktoi shumicën e përfaqësuesve komunal, ndërsa vetëm disa prej tyre ishin të gatshëm për t’u përgjigjur. Ata thanë se për shërbime komunale për të cilat nuk duhet nënshkrim i kryetarit të komunës për miratim të të njëjtave ata do të mund të kryhen edhe pas 15 majit. Administrata komunale do të punojë edhe më tutje.

“Vendimi nga Kuvendi do të mundësojë rrjedhën e punës të komunave sepse pa këtë zgjidhje nuk do të mund të funksionojmë. Por sërish shërbimet komunale të cilat ne mund t’i ofrojmë dhe të cilat na i lejon ligji ne do t’i ofrojmë edhe pas ditës së sotme. Shërbimet të cilat nuk kërkojnë nënshkrim të kryetarit janë në dispozicion edhe pas kësaj date e ato janë parashtrimi kërkesave dhe shërbimet arkivore të komunës”, tha zëdhënësi nga Komuna e Çairit, Kushtrim Alla.

Ndërsa nga Komuna e Vrapçishtit u bë e ditur se edhe pse në vazhdimësi është bërë takim koordinues për të arritur një zgjidhje jashtë Kuvendit sërish ata ngelin në atë se nga kjo e fundit është zgjidhja e vetme.

“Shërbimet komunale do të funksionojnë ngaqë për ato shërbime nuk do të ketë nevojë për nënshkrim të kryetarit. Por këshilli komunal nuk do të mund të sjell vendime, administrata mund të funksionojë. Qytetarëve u duhen shërbime dhe ne duhet t’i ofrojmë ato edhe pas datës së 15 majit”, tha koordinatori i grupit të këshillit të LR-PDSH-së, Zudi Hamidi.

Krahas kësaj, nga Komuna e Tetovës u shprehën se kompetencat e kryetares së deritashme, Teuta Arifi përfundojnë me sot edhe pse shërbimi komunal do të funksionojë edhe më tej.

“De facto mandati ka skaduar sot, ndërsa kompetencat e kryetarit të komunës përfundojnë me sot. E vetmja zgjidhje e vazhdimit të mandatit të krerëve dhe këshillave komunal është ndryshimi i Kodit Zgjedhor në Kuvend. Por me skadimin e afatit të krerëve dhe këshillave komunal nuk ndërprehen të gjitha shërbimet komunale. Për të gjitha shërbimet që mund të ofrohen nga administrata e komunës ato mund të merren edhe pas të hënës”, tha Armend Fazliu.

Edhe kreu i Komunës së Shkupit, Koce Trajanovski u shpreh se edhe pse skadon mandati, si kryetar mund të kryejë shërbimet që i takojnë, por se për dhënie të nënshkrimeve do të duhet të konsultohet me bordin drejtues të BNJVL.

“Prej nesër, ekziston mundësia  varet se çka do të vendosim në bordin drejtues të BNJVL, ne praktikisht jemi në marrëdhënie pune mirëpo nuk mund të nënshkruajmë asgjë” tha Trajanovski.

Kryetarët mund ta vazhdojnë përgjegjësinë e tyre prej kryetari edhe pas 15 majit

Me skadimin e mandatit prej kryetari, për këta të fundit nuk përfundon gjithçka nëse ato i paraprinë përgjegjësia ligjore dhe morale.

Neni 52Sipas ekspertit juridik Temelko Risteski me skadimin e mandatit të kryetarëve dhe këshillave komunal nuk përfundon përgjegjësia e tyre, kjo ngaqë siç shprehet ai, në Kushtetutë thuhet se mandati prej kryetari mbaron në atë moment kur veç më kemi kryetar të ri të komunës. E njëjta parashihet edhe në bazë të nenin 52 të ligjit për vetëqeverisje lokale.

“Mendova në mënyrNeni 50ë ontologjike. Detyrimi si zgjidhje e kompetencave të kryetarët të përcaktuara me nenin 50 të të njëjtit ligj nënkupton se diçka që ekziston ose diçka që e posedon kryetari i mëhershëm duhet t’ia jep kryetarit të ri. Por meqë nuk kemi kryetar të ri ai duhet ta mbajë atë. D.m.th. kryetari deri në ditën e dorëzimit ka për detyrë të kryejë obligimet dhe duhet t’i kryejë obligimet prej kryetari përderisa nukUntitled ka kujt t’ia jep të njëjtat. Ata duhet t’i shërbejnë qytetarët deri në ditën kur do të ketë kryetar të ri”, thotë Risteski.

 

Sipas tij, “në shoqëritë demokratike organet e pushtetit janë shërbim për popullin dhe se nuk kanë të drejtë të vendosin çelësin në dyert e zyrave të tyre dhe të na e kthejnë shpinën. Nëse ndonjëri prej tyre e bën një gjë të tillë do të ketë përgjegjësi. S’ka vend për panik nëse respektohet Kushtetuta dhe ligjet”.

 

Përndryshe, më 15 maj në bazë të Kodit zgjedhor dhe ligjit për vetëqeverisje lokale ka skaduar mandati i kryetarëve dhe këshillave komunal. Për këtë arsye kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi priti në mbledhje koordinuese të gjitha partitë parlamentare. Gjatë këtij takimi është vendosur se zgjedhjet lokale të mbahen në gjysmën e parë të muajit tetor kurse sa i përket ndryshimit të Kodit Zgjedhor, me anë të së cilit kryetarëve dhe këshillave komunal do t’ju zgjatet mandati edhe për 6 muaj, do të duhet që sa më shpejtë të formohen grupet parlamentare.

“Presim në afat të shkurtër partitë të arrijnë marrëveshje për formimin e trupave punuese, me qëllim që ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratohen në bazë të procedurave të Rregullores”, thanë nga kabineti i Xhaferit.

LEXO: Maqedoni, zgjedhjet lokale në tetor

LEXO: Maqedoni, partitë parlamentare të gatshme për ndryshim të Kodit Zgjedhor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button