Komunat pa kryetarë dhe pa këshilltarë

Emin Fetai

Emin Fetai

Sot kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunal u ka skaduar mandati.Kaosi që ka kapluar vendin tonë sa është komike aq është edhe tragjike,aktualisht në suaya ligjore dhe të bindjeve Republika e Maqedonisë ka mbetur pa asnjë udhëheqës me kompetenca të plota.Vendi është pa Kryetarë shteti që nuk njhihet nga disa parti politike dhe nga një numër i madh i qztetarëve,pa Qeveri dhe Kryeministër,prej sot edhe pa Kryzetar komunash dhe pa këshilltarë komunal.Situata politike ne vend po udhëhiqet nga Kryetari i Kuvendit i zgjedhur para ca javëve,me të gjitha skandalet që ndodhën.

Çështja e cila kërkon angazhim serioz është vazhdimi i mandateve kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunal.Këtë krizë mund ta zgjedhë Kuvendi duke ndjekur disa procedura të përshpejtuara,pra fillimisht duhet të bëhen ndryshime ligjore për pushtetin lokal dhe kodin zgjedhor,në mbledhjen e Kuvendit duhet të zgjidhet komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emrimeve e cila paraqet një sfidë në vete.Në aspektin juridik ekziston mundësia që për afat të shkurt kohor të ndryshohet ligji dhe i njëjti të vihet menjëherë në funksion me çka do t’ju zgjatej mandati kryetarëve dhe këshillave komunal për gjashtë muaj,dhe njëkohësisht të kemi edhe datën e zgjedhjeve komunale.

Mundësia tjetër që flitet ku kryetari komunal ka të drejtë të caktojë njërin nga anëtarët e këshillit për yëvendësimin e tij është shumë e kontestueshme në aspektin ligjor dhe kjo përcaktohet në nenin 54 të ligjit për vetëqeverisje locale kun në vijim në mënry taksative do ta paraqes nenin 54,duke filluar nga paragrafi I trëtë ku thoë: Anëtari i këshillit që e zëvendëson prefektin,në afat prej 15 ditësh nga dita e paraqitjes të njërit nga rastet nga paragrafi (1) të këtij neni është i obliguar për atë ta njoftojë ministrinë kompetente për punët që i përkasin vetëqeverisjes lokale;(4) Ministria kompetente për kryerjen e punëve që I përkasin vetëqeverisjes lokale, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të njoftimit nga paragrafi (3) i këtij neni e njofton Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, e cila në afat prej një muaj nga dita e pranimit të njoftimit, konstaton se është paraqitur njëri nga rastet e paragrafit (1) të këtij neni dhe njëkohësisht inicon procedurë për shpalljen e zgjedhjeve të reja për prefekt, në përputhje me ligjin.(5) Këshilli, në afat prej 30 ditësh nga dita e shpalljes së vendimit të qeverisë nga paragrafi (4) të këtij neni, do të zgjedh një nga anëtarët e këshillit i cili do ta kryejë detyrën e prefektit për periudhën deri në zgjedhjen e prefektit të ri, në mënyrë siç zgjedhet kryetari i këshillit.(6) Anëtarit të këshillit i pushon funksioni anëtar i këshillit në kohën e kryerjes sëdetyrës së prefektit në përputhje me paragrafin 5 të këtij neni.(7) Zgjedhjet nga paragrafi 4 të këtij neni nuk do të mbahen nëse deri në përiudhën e re zgjedhore ka më pak se gjashtë muaj.

Kjo krizë e thellë politike dhe ekonomike që ka kapluar vendin,në interes të qytetarëve dhe vet shtetit kërkon angazhim serioz nga shumcia e re parlamentare e krijuar në zgjedhjet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP