Gjykatëset e afërta me VMRO-DPMNE-në do të vendosin për paraburgimin e Koçanit

Gjykata Supreme sot edhe zyrtarisht dërgoi kumtesë me të cilën njofton se vendimet e Gjykatës Penale dhe Supreme për paraburgim të Sead Koçanit, janë shfuqizuar të enjten, transmeton Portalb.mk.

“Pas sjelljes të këtij vendimi, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 do të duhet të vendos pas ankesës së Prokurorisë Speciale, të sjell kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake me të cilën është refuzuar propozimi për shqiptimin e masës së paraburgimit”, shkruan në kumtesën e Gjykatës Supreme.

Ashtu siç thuhet në kumtesë arsyet për këtë vendim janë “shkeljet e ligjshmërisë nga ana e Gjykatave më të ulëta”.

Vendimin e kanë sjell Këshilli Penal pesë anëtarësh kryetar i të cilit është Jovo Vangellovski. Vendimi është sjell pas dorëzimit të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë nga prokurori shtetëror Marko Zvërlevski.

Sead Koçan i dyshuari i parë i rastit “Trust” të Prokurorisë Speciale, prej dje është në Klinikën për Kardiologji në Shkup, ku është mbajtur për kontroll. Ka ardhur me mjekër, bashkë me bashkëshorten e tij. Derisa i ka zgjatur paraburgimi, Koçan 2 muaj ka qenë në arrati.

Sipas orarit të ri, për ankesën e PSP-së do të vendos një Këshill i ri Penal, në përbërje me gjykatëset, Monika Bahçovanska, bashkëshorte e Vlladimir Bahçovanskit – funksionar i lartë i VMRO-DPMNE-së, Sofija Laliçiq, e cila dëgjohet në bisedat e përgjuara duke biseduar me ish shefin e Policisë Sekrete Sasho Mijallkov në lidhje me emërimin e gjykatëses Lubinka Bashkevska, e cila e ka udhëhequr rastin “Puç“ dhe ka refuzuar që ta ftojë dëshmitarin e vetëm të PSP-së, ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe e cila e anuloi rastin për në kohë të pacaktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button