MF: Ende nuk ka bazë ligjore për pagesë të subvencioneve

Në pajtim me rregulloren e Gjykatës kushtetuese, Ministria e Financave ende nuk ka të drejtë ligjore t’i paguajë subvencionet deri në sjelljen e vendimit përfundimtar nga ana e Gjykatës. Të mërkurën e kaluar Gjykata kushtetuese solli vetëm zgjidhje, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të silelt këtë të mërkurë.

Për MIA-n nga Ministria e Financave sot deklaruan se pas konsultimit të kryer me Gjykatën kushtetuese u është cekur se vetëm në bazë të zgjidhjes nuk kanë bazë ligjore për t’i paguar subvencionet, por në pajtim me Rregulloren e Gjykatës duhet të rpesin sjellje të vendimit përfundimtar që pritet të mërkurën.

Pas shpalljes zyrtare të vendimit përfundimtar të Gjykatës kushtetuese, nga Ministria thonë se nuk do të ketë pengesa ligjore dhe do t’i qasen pagesës së subvencioneve.

“Ministria vepron në mënyrë jashtëzakonisht precize në pajtim të ligjeve. Në pajtim  me rergullativën ligjore Minsitria deri më tani nuk pati mundësi për pagesë të subvencioneve, përkatësisht  nga shpallja e zgjedhjeve deri në zgjedhje të qeverisë. Edhe krahas presioneve të shumta të llojit të spekulimeve se Minsitria nuk ka mjete për t’i paguar subvencionet, Ministria këmbënguli dhe e respektoi rregullativën ligjore. Sapo Gjykata kushtetuese ta sjellë vendimin përfundimtar të mërkurën dhe ta shpallë zyrtarisht, Ministria e Financave do t’i qaset pagesës së subvencioneve”, thonë nga Ministria e Financave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button