Tilerson: Mes Uashingtonit dhe Moskës ka nivel shumë të ulët të besimit

Marrëdhëniet bilaterale mes Uashingtonit dhe Moskës asnjëherë nuk kanë qenë aq të këqija që nga koha e shpërbërjes së Federatës Sovjetike “me nivel shumë të ulët të besimit”, deklaroi sekretari amerikan i shtetit Reks Tilerson në një intervistë për En-Bi-Si.

“Shikuar në përgjithësi, kjo nuk është e dobishme për botën, si dhe për popullin amerikan, për interesat tona në sferën e sigurisë kombëtare”, theksoi Tilerson.

Njëkohësisht, Tilerson parashikoi se në kushtet aktuale “nuk ka fillim të ri” në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë.

“Duhet të shohim në këto marrëdhënie në perspektivë më të gjerë… që ta ripërtërijmë, nëse është e mundur”, konkludoi Tilerson.

Konstatim të ngjashëm pesimist për marrëdhëniet bilaterale mes SHBA-së dhe Rusisë, paraprakisht dha edhe ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button