Biden: Zgjedhjet në maj – votim historik për Ukrainën

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, tha sot se zgjedhjet presidenciale më 25 maj në Ukrainë do të jenë votimet më të rëndësishme në historinë e këtij vendi.

Ai theksoi se Uashingtoni është i gatshëm t’i ndihmoj liderët e Ukrainës që ta shfrytëzojnë mundësinë për të krijuar një Ukrainë të bashkuar.

Sot, në ditën e dytë dhe të fundit, të vizitës së tij në Ukrainë, gjatë së cilës ka shprehur mbështetjen e Uashingtonit për udhëheqjen e këtij vendi, lidhur me krizën me Rusinë, zëvendëspresidenti Joe Biden, po takohet me presidentin e përkohshëm, Oleksandr Turchynov.

Parashihet edhe takimi i tij me kryeministrin, Arseniy Yatsenyuk, dhe anëtarët e Parlamentit të Ukrainës. (REL)

Lajme të ngjashme

Back to top button