Globalizimi dhe ndryshimi në perceprtimin e jetë

Arben Zyberi

Arben Zyberi

Pavarësisht se një pjesë e madhe e shoqërisë sonë nuk e ka të qartë se çfarë në fakt do të thotë ky term, cilat elemente apo karakteristika e përbëjn atë, prapë se prapë ne pa vetëdijen e tyre ato jetojnë në një kohë apo në një epokë, e quajtur ndryshe edhe si epoka e globalizimit.

Në fakt ka shumë autorë që japin përkufizime, definicione lidhur me atë se çfarë studion ky “fenomen” i cili po bën në mënyrë permanente(vazhdimësi) që njerëzit të komunikojnë në mes tyre, kudo që të ndodhen ato, po thyen kufijtë e marrjes se informacioneve, dhe është e rëndësishme të cekim se p.sh diku 50 vjet me parë ka qenë jashtëzakonisht e vështirë që të dimë se çfarë është duke ndodhur në botë, me çfarë problemesh ballafaqohet bota etj.

Ndërsa sot është shumë e lehtë një gjë e tillë, pasiqë fal përsosjes teknologjike shumë shpejtë mund të pajisemi me informacione lidhur me atë që çdokujt i interesonë që të di apo të ketë informata sa më shumë për një ngjarje.

Si çdo sferë tjetër, ashtu edhe globalizimi ka anët pozitive dhe ato negative. Do të theksojmë edhe në vazhdim se si ndikon ky fenomen në jetën tonë, qoftë për të mirë apo se për të keq.

Globalizimin ndikon në shumë sfera të jetë, edhe atë: përsosjen e teknologjisë, shuarjen e kufinjve në tregjet ekonomike, liberalizimin ekonomik, bashkëpunimin internacional në mes shteteve të ndryshme të botës, ndikimet kulturore, mënyrën e jetesës etj.

Këto janë disa nga faktorët që e karakterizojnë pak a shumë ndikimin e globalizimit, i cili duhet thënë se është duke ndryshuar shumë koncepte lidhur me atë se si e kanë perceptuar jetën, njerëzit më përpara dhe si e perceptojmë ne tani.

Në qoftë se globalizimi ka elemente pozitive, atëherë është logjike që të ketë edhe ato negative, nëpërmjet globalizimit në shoqëritë e ndryshme të botës kemi përhapjen e disa cilësive jo të mira si p.sh:konsumimin e alkoholit, drogës, prostitucionit, kriminalitetit etj.

Të gjitha këto elemente janë shumë aktuale ne epokën e globalizimit dhe janë problematika që duhet tu kushtohet shumë më tepër rëndësi, që të kemi një shoqëri dhe një jetë të shëndoshë tani dhe për brezat që do të vijnë pas nesh.

Tranzicioni është një proces i cili ka përfshirë shumë vende në botë, dhe posaçërisht vendet e Gadishullit Ballkanik, të cilët historikisht kanë përjetuar luftëra të shumta dhe po hasin në probleme të vazhdueshme, p.sh Maqedoni është një shtet që prej 23 vitesh dhe akoma është në tranzicion, por në anën tjetër shoqëria e këtij vendi po ndjek brendet me të njohura të botës, nga ana teknologjikë gati se çdokush ka një kompjuter në shtëpin e tij, niveli i modernizimit është shumë i lartë, ndërsa akoma flitet për një tranzicion.

Në epokën e globalizimit kemi dy ekstreme në shoqëri nga ana e pasurisë financiare të një individi dhe në anën tjetër varfërinë.

Janë dy anë të kundërta të cilat po gjejnë zbatim në këtë epokë, nëse dikush sot mund të fitoj miliona e miliarda euro, dollarë, dikush tjetër luftonë për ekzistencë edhe pse ai punon, mundohet që të arrijë diçka në jetën e tij, mirëpo prapë se prapë nuk mundet t’i mbuloj shpenzimet tija dhe të familjes së tij.

Kjo mund të na sjellë në konstatim se në njërën anë mund të themi se është çështje fati, mirëpo nëse e shikojmë nga një këndvështrim tjetër mund të konstatojmë se sot pavarësisht se nga ana financiare, ndoshta nuk qëndron mirë, çdokush nga ne mundohet të punoj për të blerë një celularë të shtrenjtë, veshjen ta ketë më të mirë se ai tjetri, dhe një shembull mund të marrim për këtë, nëqoftë se një familjë që nuk ka të ardhura financiare për të përballuar jetën, ajo nuk është logjikë që në sofrën e saj, ku hanë ushqim të ketë Koka kola dhe në anën tjetër të mos posedoj asgjë për të ngrënë, ky shembull nuk është imagjinar por fatëkeqësisht ndodhë në hapësirën ku ne jetojmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP