“Biber” hap konkurs për tregim të shkurtër

Ekipi “Biber” njofton që për herë të parë është hapur konkurs rajonal  për tregim të shkurtër – Biber. Tema e konkursit është pajtimi në kontekst të trashëgimisë nga lufta dhe dhuna në vendet e ish Jugosllavisë, sidomos në periudhën prej vitit 1991 e deri në vitin 2001.

“I ftojmë të gjithë autorët dhe autoret të cilët shkruajnë në gjuhën shqipe, maqedonase, boshnjake, malazeze, kroate dhe serbe që të dërgojnë tregimet e tyre. Thirrja iu referohet autorëve dhe autoreve të afirmuar, si dhe atyre të cilët nuk kanë botuar deri më tani”, thuhet në kumtesë.

Konkursi është i hapur deri më datë 14.06.2017. Autorët/et e tre tregimeve më të mira do të shpërblehen me shpërblim në të holla.

Jurinë e përbëjnë Tatjana Gromaça, Faruk Sehiq dhe Kim Mehmeti.

Konkursin e organizon ekipi i Biber në bashkëpunim me Qendrën për Aksion të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.

Më shumë informata rreth kushteve të konkursit dhe rreth shbërblimeve mund të gjeni në faqen e Biberit biber.nenasilje.org.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button