PLD: Së pari qeveria, pastaj zgjidhje për zgjedhjet lokale

Partia Liberal Demokrate e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese e fton Gjorgje Ivanovin që t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re reformuese liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit,  ndërsa përbërja parlamentare e VMRO-DPMNE-së të mos i pengojë proceset demokratike për formimin e Qeverisë. Në këtë moment është e nevojshme që të tejkalohen dallimet, të arrihet marrëveshje për formimin e Qeverisë së re që pastaj të caktohet edhe datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, njofton Portalb.mk.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë në këtë situatë realisht vuajnë nga bllokada e qeverive lokale dhe nga pasojat e jetës së tyre të përditshme, por shumica e re parlamentare tashmë mendon për zgjidhje ligjore për dalje nga situata. Konkretisht, bllokada e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së me diskutimet e gjata dhe të pafundme dhe me çdo replikë të palogjikshme ndërmjet veti gjatë zgjedhjes së Komisionit për zgjedhje dhe emërime është përpjekje e qëllimshme për bllokimin e institucioneve në nivel shtetëror dhe lokal. Po të ishte zgjedhë Qeveria e re deri tani do të ishin shpallë edhe zgjedhjet lokale dhe nuk do të ishte vënë në pyetje çështja e funksionimit të Komunave. Për atë një orë e më herët, Ivanov t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re, Zoran Zaevit. Të zgjidhen më së paku dy komisione të Kuvendit, Komisioni legjislativ dhe komisioni i sistemit politik dhe marrëdhënie mes bashkësive me qëllim që të vazhdohet mandati i organeve lokale”, thuhet mes të tjerash në kumtesën e PLD-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button