LSDM: Zgjodhëm kryetar të ri të Kuvendit, do ta zgjedhim edhe Qeverinë

Lidhja Socialdemokrate sot nëpërmjet një kumtese porositi se urgjentisht duhet të përfundojë bllokada e shtetit. Jo serioziteti i udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së dhe i Gjorgje Ivanovit e lanë Maqedoninë 5 muaj pa qeveri, ndërsa prej sot qytetarët janë lënë edhe pa kryetar të Komunave dhe këshilltarë, njofton Portalb.mk.

“Në pyetje është edhe çështja e ekzistencës së të punësuarve në administrata komunale dhe shërbime të cilët janë në rrezik që të mos marrin rrogë dhe mëditje, ndërsa qytetarët të mos i marrin shërbimet e nevojshme nga Komunat. Ky duhet të jetë paralajmërimi i fundit për Gjorgje Ivanovin i cili urgjentisht duhet të veprojë dhe t’ia jep mandatin për formimin e Qeverisë së re kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaevit. Ivanovi është i detyruar që t’i ndjek interesat shtetërore dhe të qytetarëve dhe jo interesat e Nikolla Gruevski”, thuhet në kumtesë.

Nga partia theksojnë se Gruevski dhe bashkëpunëtorët me vetëdije krijojnë kaos në shtet sepse mendojnë se përmes de-stabilizimit duan t’i parandalojnë ndryshimet dhe përballjen me drejtësinë.

“Porosisim se shumica parlamentare nuk do të lejojë paralizë në shtet. Në mënyrë legjitime, në pajtim me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit i cili është njohur nga opinioni vendor dhe ndërkombëtar. Në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet do të zgjidhet edhe Qeveria e re reformuese, ndërsa do të ketë edhe ndryshime ligjore për konfirmimin e datës të zgjedhjeve lokale. Normalizimi i shtetit dhe perspektivave euro-atlantike janë interesi më i lartë shtetëror dhe të gjithë kanë detyrim ligjor që t’i mundësojnë dhe t’i respektojnë proceset demokratike që pasojnë”, deklaruan nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button