“Patriotë” nga diaspora mbledhin donacione për sulmuesit e Ziadin Selës (FOTO)

Prej 10 deri më 500 dollarë është vlera e donacioneve që i paguajnë disa maqedonasë të vetëquajtur “patriotë nga diaspora” për mbledhjen e mjeteve për mbrojtjen e sulmuesve të Ziadin Selës në Parlamentin e Maqedonisë, por edhe si ndihmë për familjet e tyre, njofton Portalb.mk.

“Patriotët maqedonas Cane dhe Kire Gjorgievski përballen me minimum 5 vjet burg për aktivitetet e tyre më 27 prill. “Mina” mbledh mjete për ndihmë të familjeve të tyre, por gjithashtu, do t’u ndihmohet edhe për mbrojtjen nga akuza për “tentim vrasje” të Ziadin Selës nga UÇK përpara Gjykatës”, shkruhet në publikimin.

Afër asaj janë publikuar edhe disa komente në të cilat shkruhet “për Maqedoni mbahuni”, “të mos dorëzohemi”, “për drejtësi” dhe se të akuzuarit kanë qenë të provokuar nga këndimi i himnit shqiptar dhe se Gjykata duhet ta hedh poshtë akuzën.

Deri më tani janë mbledhur 1500  dollarë.

Untitled

Ndryshe, lidhur me ngjarjet në Kuvend javën e kaluar, dy persona do të hetohen për veprën penale tentim për vrasje ndaj deputetit Ziadin Sela. Vendimi u bë i ditur nga Prokuroria Themelore Publike, e cila njoftoi se Kire Georgievski dhe babi i tij në vend se të hetohen për pjesëmarrje në protestat e dhunshme, ata do të përgjigjen për tentim për vrasje. Për ata është shqiptuar masa e paraburgimit, thonë nga Prokuroria.

Ziadin Sela
Ziadin Sela, 27.04.2017

Krie Gjeorgievski dhe babai i tij, janë arrestuar në shtëpinë e tyre për veprën penale sulm ndaj deputetit Ziadin Sela më 27 prill në Parlament. Gjithashtu me urdhër të prokurorisë u krye bastisje e shtëpisë së të dyshuarve dhe u gjetën atlete me shenja të ngjashme me gjakun, veshje si dhe tre telefona mobil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button