Vangellovski: Ka shkelje të ligjshmërisë në vendimet për Koçanin

Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, në një deklaratë për “Dojçe Vele” në gjuhën maqedonase, thotë se ka shkelje të ligjshmërisë në vendimet gjyqësore për paraburgimin e Sead Koçanit dhe për atë janë shfuqizuar. Me këtë rriten dyshimet se Gjykata Supreme i plotëson dëshirat e Prokurorisë Themelore Publike, njofton Portalb.mk.

“Ne nuk e kemi shfuqizuar paraburgimin për Sead Koçanin, por e kemi vlerësuar ligjshmërinë e vendimeve të gjykatave më të ulëta”, tha Vangellovski.

Ky sqarim vjen pasi duke vepruar me kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë të dorëzuar nga Prokuroria Publike, Gjykata Supreme vendosi që t’i shfuqizojë të gjitha vendimet e Gjykatës Penale dhe të Apelit, me të cilat është shqiptuar masë paraburgimi për Koçanin dhe është kërkuar lëshimi i një fletë-arresti kundër tij. Nga Prokuroria Speciale Publike tonë se për vendimin do të deklarohen pasi që zyrtarisht ta marrin vendimin.

LEXO: Skandaloze! Shfuqizohet parabugimi për biznesmenin Sead Koçan

LEXO: Ja kush dhe pse shfuqizoi parabugimin për biznesmenin Sead Koçan

LEXO: Me kërkesë të Speciales, Gjykata ia ngrin pronën dhe xhirollogaritë Koçanit

LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

LEXO: “Trust”, ja kush janë përfituesit e mbi 17 milionë eurove nëpërmjet dokumentave të falsifikuara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button