Moti sot në Maqedoni

Prej sot do të fillojë periudha në të cilën temperatura do të ulet, do të rriten vranësirat, ndërsa me erën veriore do të ketë edhe periudha të kohëpaskohshme diellore. Prej orëve pasdites dhe kryesisht në perëndim do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima të rralla. Ngjashëm temperatura do të jetë edhe në Shkup. Temperaturat do të sillen nga 8 deri më 18 gradë celsius.

Të martën reshjet do të zgjerohen gjithkund, ndërsa lokalisht dhe posaçërisht në jug dhe juglindje do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Të mërkurën pritet të bien edhe sasi më të mëdha, ndërsa atëherë edhe era do të jetë më e fuqishme. Në javën e ardhshme temperaturat e mëngjesit do të jenë në ulje të vazhdueshme, ndërsa ato të ditës nga e enjtja do të jenë në rritje, informon DPHM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button