Ivanoviç: Kemi gabuar që i kemi nënçmuar shqiptarët

Një nga liderët e serbëve të veriut të Kosovës, Oliver Ivanoviç ka thënë se diplomacia dhe politika e Serbisë vazhdimisht i ka nënçmuar shqiptarët, dhe sipas tij ky ishte gabimi më i madh historik.

“Ne kemi shumë paragjykime për shqiptarë, por në fakt nuk dimë shumë për ta. Për historinë e tyre, për kulturën, traditën dhe të tjerat”, ka thënë Ivanoviç.

Sipas tij, politika serbe ka menduar se shqiptarët kanë qasje tradicionale dhe nuk mund të jetojnë me të tjerët, e këtu është bërë edhe gabimi.

“Mendoj se serbët dhe shqiptarët mund të bashkëjetojnë vetëm kur gjendet interes i madh i përbashkët”. ka thënë ai, duke shtuar se “realiteti i ri në Kosovë, çdo ditë e më shumë ka filluar të pranohet nga serbët. Sidomos nga ata serbë që jetojnë në Kosovë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button