VMRO-DPMNE nuk e njeh Xhaferin – por i përgjigjet ftesave të tij si kryeparlamentar

Edhe pse Talat Xhaferin nuk po e pranojnë si kryetar të ri të Kuvendit, megjithatë deputeti dhe anëtari i komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE shkoi në kabinetin e tij, për të gjetur zgjidhje për mandatin e kryetarëve të komunave dhe zgjedhjet lokale. Nga VMRO-DPMNE pranojnë se i janë përgjigjur ftesës së Xhaferit, por ata theksojnë se nuk e njohin ate si kryeparlamentar, njofton TV 21.

“Zotëri Xhaferi ka mandat për të qenë deputet, dhe si i tillë është i verifikuar. Është përfaqësues i një partie politike, por pa marrë parasysh që është anëtar i një partie politike.  Ne nuk mund ta pranojmë dhe verifikojmë  zgjedhjen e tij jolegale, dhe thyerjen e rregullores, me qëllim që të arrihet ambicia e tij personale për të qenë kryetar i Kuvendit”, tha Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.

Ai theksoi se janë të gatshëm për çdo bashkëpunim, për të gjetur zgjidhje që është në interes të qytetarëve, që të ketë zgjedhje lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button