Liria kampione e Maqedonisë në mundje tek juniorët

Ka përfunduar sot në Shkup Kampionati Shtetëror i Mundjes për kategorinë e juniorëve, ku Klubi i Mundjes “Liria” nga Shkupi arriti të fiton titullin kampion para ekipit “Ballkanec”-it nga Shtipi dhe “Tefejuz”-it nga Shkupi. Edhe këtë herë mundësit e Lirisë ishin të pandalshëm duke mbledhur plot 33 pikë në fund të garave.

Në konkurrencë individuale “Liria” fitoi 10-të medalje, me Minir Rexhepin që u shpall kampion në kategorinë 55kg, Elmedin Sjefullahin që triumfoi në kategorinë deri në 60kg, dhe Riad Rexhepin i cili doli fitues në kategorinë 74kg. Me medalje të argjendtë u stolisën Halit Osmani dhe Shaip Brava, ndërsa e bronzta u takoi Omer Fugës, Zeid Fugës, Abdulfeta Osmanit, Orhan Xhaferit dhe Uvejs Fejzullahut. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button