Një vajzë trevjeçare është lënduar, është rrëzuar nga papafingo
Një vajzë trevjeçare nga Gostivari ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe trup, pasi është rrëzuar nga papafingo e shtëpisë në të cilën jetojnë, drejtpërdrejtë në pllaka betoni në oborr.
Sipas MPB-së, rastin dje pasdite e ka paraqitur Qendra Mjekësore Gostivar.
Vajza ka luajtur, por në një moment e ka hapur dritaren dhe është rrëzuar. Për shkak seriozitetit të lëndimeve është transferuar në qendrën urgjente të Shkupit.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor .