Shpat Kasapi u bën thirrje hakerave pasi i thyejnë privatësinë

Nuk është hera e parë që një personazhi të njohur t’i vidhen të dhënat personale apo profilet sociale. Fenomeni që në botë ndodh rëndom me personazhet e famshëm, ka filluar të bëhet problem shqetësues edhe në Shqipëri. I fundit që ka rënë viktimë e hakerave që i kanë vjedhur faqen e funpage-it dhe profilin personal të Facebook-ut është Shpat Kasapi, i cili, sapo e ka kuptuar, është përpjekur t’u bëjë një thirrje nga profili i Instagramit duke lajmëruar në këtë mënyrë edhe të gjithë fansat që e kanë ndjekur prej andej.

Duke i quajtur njerëz të ligj të gjithë ata që kanë hyrë për të vjedhur të dhënat e tij personale, Shpati njofton se nuk i zotëron më ai faqet me emrin e tij në Facebook, madje faqja e tij zyrtare, me rreth 75 mijë ndjekës, tashmë është e mbyllur.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button