Të parët e komunave në mënyrë perfide mundohen të fshehin moszbatimin e ligjit nga ana e tyre!

Qenan Aliu

Qenan Aliu

Ndryshimi dhe plotësimi i dispozitës vetëm në Kodin zgjedhorë ku përcaktohet intervali kohorë për mbajtjen e zgjedhjeve, në rastin konkret për prolongimin e zgjedhjeve lokale, nuk nënkupton zgjatje të mandatit të Këshillave dhe Kryetarëve të komunave. Por ajo mund të nënkuptohet vetëm si një mundësi për kryerjen vetëm të detyrimeve ekskluzivisht teknike -administrative. Është e domosdoshme të bëhet edhe ndryshimi dhe plotësimi i dispozitës-ve përkatëse edhe në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, që të jetë analoge me funksionimin e qeverisë. Ku thuhet se qeveria e kryen detyrën deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Pra edhe Këshillat komunale dhe kryetarët e komunave të përcaktohet me paragraf se ata do ta kryejnë detyrën deri në zgjedhjen e organeve lokale. Por ky parashikim mund të vlejë vetëm për raste dhe rrethana të imponuara e jo si zgjidhje efektive. Edhe parlamenti nuk mund të përcaktojë mandat më shumë se 4 vite sepse cenohen zgjedhjet e praktikave parlamentare. Pra as Kuvendi nuk mund të përcaktojë në kuptimin real zgjatje të MANDATEVE, por vetëm mundësi veprimi në aspektin teknik administrativ, e jo në aspekt të kapacitetit të plotë të kompetencave siç ngërthehen me fitimin e mandatit në zgjedhjet e lira dhe të drejtpërdrejta. Të parët e komunave në mënyrë perfide mundohen të fshehin moszbatimin e Ligjit për Procedurë të Përgjithshme Administrative të miratuar në vitin 2015-të, me standarde të kërkuara edhe na KE-ja. Pra mazhoranca qeveritare një dekadëshe, nuk zbatoi dipozitën e poshrtëcituar, për të mbajtur në kontroll procedurat dhe për shpërdorimin e ligjeve nga ana e tyre në procedimet e përgjithshme administrative për të drejtat dhe obligimet e qytetarëve, personave fizik dhe juridik.

Po të kishin zbatuar ligjin nuk do të kishte nevojë për kurrfarë histerie, aq më tepër për një histeri që e shpërfaqin, partnerët që ishin protagonistë të krizës së thellë politike dhe institucionale me ortaki njëdekadëshe në pushtetin qendrorë po ashtu edhe në ate lokal. Autorizimet e sekretarëve të komunave nuk nënkupton zbatimin e dispozitës ligjore të poshtëcituar sepse sekretarëve të komunave mandati u zgjatë aq sa mandati i kryetarëve të komunave. Por sido që të jetë, histeria e të parëve të komunave është e panevojshme, mbase ata kanë qëllimet dhe interesat e tyre, zgjidhje do të ketë, qoftë së shpejti mi ndryshimin dhe plotësimin e dispozitave të lartpërmendura qoftë me ndonjë akt tjetër të qeverisë. Nuk mund të zhvillohen aktivitete me kapacitet të plotë, porse rroga për arsimin, administratat, çerdhet etj.do të ketë. Fundja edhe qeveria shumë gjëra po procedon dhe vepron bile në kundërshtim me kushtetutën.

Sepse ky vend bile juridikisht jo që është me qeveri teknike por pa qeveri. Ligjet pozitive nuk e trajtojnë mjaftueshëm një situatë të tillë të ngërçit institucional që ka vendi, sepse sipas përmbajtjes së tyre ky ngërç politik dhe institucional është sui generis!

* * * Ja se çka thotë neni 24 i Ligjit për Procedurë të Përgjithshme Administrative të sjellur në vitin 2015-të! ( Cit…) KAPITULLI IV PERSONI I AUTORIZUAR ZYRTAR Titulli 1 Personi i autorizuar zyrtar ( Neni 24 ) # Kompetenca për mbajtje të procedurës (1) Në procedurën administrative, organi publik vepron nëpërmjet personit të autorizuar zyrtar të emëruar në pajtim me rregullat e theksuara në këtë nen. (2) Nëse nuk është përcaktuar me ligj të posaçëm apo akt nënligjor, funksionari i cili udhëheq me organin publik, përkatësisht personi udhëheqës detyrohet me aktin për organizim të caktojë njësi organizative kompetente për çdo lloj të punës administrative në kompetencë të tij. (3) Personi i autorizuar zyrtar e mban dhe e kompleton procedurën, nëse me ligj nuk përcaktohet ndryshe. (4) Organi publik kolegjial detyrohet të autorizojë një anëtar të organit publik apo nëpunësin administrativ të punësuar në organin publik që ta mbajë procedurën. Në këtë rast, anëtari i autorizuar, përkatësisht nëpunësi vepron si person i autorizuar zyrtar dhe i dorëzon propozim për aktin administrativ organit publik kolegjial, në formë me shkrim, përveç nëse me ligj të posaçëm nuk përcaktohet ndryshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP