Katër persona janë paraqitur për të zhdukur

Katër persona mes të cilëve dy minorene, janë paraqitur për të zhdukur, njoftoi MPB.

Njëra vajzë 16-të vjeçare, nga Velesi pardje ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer, ndërsa rastin e ka denoncuar babai i saj Z.Q (46). Në drejtim tani për tani të panjohur, gjithashtu pardje është nisur edhe një vajzë 17-të vjeçare nga lagjja Çair e Shkupit të cilin e ka denoncuar gjyshi i saj H.J (43).

Dy personat tjerë të cilët policia i kërkon janë A.V (19) nga Kavadari dhe B.J (42) nga Sveti Nikolla. Rastet janë denoncuar nga familjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button