Dhuna, paraburgim edhe për një sulmues

Gjykata ka caktuar paraburgim edhe për një person të përfshirë në dhunën brutale në kuvend. Bëhet fjalë për Nikolla Mitrevskin i cili një ditë më parë vetë është dorëzuar në stacionin policor të Gazi Babës, transmeton Alsat M.

Nga Ministria e Brendshme konfirmojnë se Mitrevski mbrëmë është dërguar para gjykatësit në procedurë paraprake dhe pas përfundimit të procedurave është dërguar në paraburgim në Shutkë. Emrin e Mitrevskit më parë në pres-konferencë e përmendi edhe nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, për të cilin tha se është njëri prej atyre i cili pa u penguar nga policia i ka orientuar protestuesit të veprojnë dhe është person që tre herë është dënuar me burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button