Lamborghini Urus vjen më 2018

Punët për ta bërë realitet versionin koncept të Lamborghini Urus po shkojnë shumë mirë dhe automjeti i tipit SUV do të dalë në shitje më 2018, ka bërë të ditur shefi i Audi, Rupert Stadler.

Lamborghini me sa duket nuk e ka ndërmend të ngutet me prodhimin e Urus. Modeli fillimisht ishte planifikuar të nxirrej në shitje në fund të vitit 2016. Më pas, dalja e tij në treg është shtyrë për vitin 2017, kurse tani bosi i Audi-së ka thënë se automjeti i tipit SUV do të vijë tek në vitin 2018. Ai do t’i qëndrojë besnik dizajnit të konceptit të 2012-s dhe nuk do të jetë aspak “i butë”.

Urus, i zhvilluar nga Audi, do të ketë të njëjtën platformë si Audi Q7 i gjeneratës së ardhshme, si Porsche Cayenne dhe si automjeti i parë i tipit SUV i Bentleyt. Pasardhësi i LM002 do të ofrohet si hibrid, me një motor V8 dhe me një motor elektrik, për të prodhuar bashkërisht plot 500 kW.

Ndërkohë, Stadler ka pranuar se Audi mund të përgatisë një automjet më luksoz të tipit SUV për t’ia kaluar Q7-shit. Ai mund të marrë emrin Q8 dhe nuk do të bie ndesh me SUV-në e Bentleyt.

Lajme të ngjashme

Back to top button