Ballistët: “Nuk do jemi pjesë e finales”

Kur kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri në finalen e Kupës së Maqedonisë në futboll, skuadra e Shkëndijës së Tetovës mundë të ballafaqohet me një problem të madh, të mbesë pa lojtarin e tyre të 12-të, e që janë tifozët e sajë, “Ballistët” të cilët që në ditën kur ishte vendosur për ndarejne  biletave, kishin paraqitur pakënaqësinë e tyre ndaj FFM-s, për mënyrën se si është bërë ndarja e tyre.

Tifo grupi “Ballistët” reagimin e tyre e kanë shprehur përmes postimit në faqen e tyre zyrtare në Facebook, “Ballistët Tetovë 1992”, ku kanë sqaruar se pse do të mungojnë në stadiumin “MNlladost” në Strumicë, i cili ka kapacitet prej 6.500 ulëseve. Ballistët mes tjerash kanë kërkuar nga FFM, që të shtojë numrin e biletave në shitje për sektorin e tyre.

“Pas konsultave të shumta me anëtarësinë e Ballistëve dhe mbledhjes së hapur që u mbajt sot, ju njoftojmë që Ballistët nuk do të jemi pjesë e finales së kupës, në qoftë se nuk respektohen kriteret bazë të finaleve në kompeticione ndërkombëtare! Rregull i caktuar nga UEFA dhe FIFA, është që në finalet e kompeticioneve ndërkombëtare, finalistëve ju takojnë nga 30% të biletave, ndërsa 40% tjetër nxirret në shitje për publikun neutral. Në rastin tonë 30% është 1950 bileta, pasi që stadiumi i Strumicës ka kapacitet prej 6500 ulësesh! Ndërsa ffm në mënyrë përbuzëse, nënçmuese dhe duke i thyer ligjet e veta dhe të shtëpive të futbollit ku vetë aderon, na ndan VETËM 300 BILETA???!!!!!

SKANDAL DHE NONSENS I PAPARË!

Kjo në asnjë mënyrë nuk do tolerohet! Me këmbëngulsi kërkojmë hisen që na takon dhe në qoftë se kryesia e Shkëndijës nuk reagon dhe i siguron numrin e biletave që i takojnë vetë klubit dhe neve, e themi me zemër të thyer se NUK DO JEMI PJESË E FINALES!

Nuk kemi lejuar dhe nuk do lejojmë që të nëpërkëmbet dinjiteti i Shqiptarëve, Shkëndijës apo Ballistëve!

Shqiptarët janë popull KRENAR DHE DINJITOZ!

Kryesia e Shkëndijës duhet ta kuptojë një herë e përgjithmonë, se ffm-ja duhet të jetë në shërbim të klubeve, e jo e kundërta!”, thuhet në reagimin e “Ballistëve”

Shkëndija ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë do ta luajë kundër Pelisterit me 17 Maj në Strumicë me fillim në orën 17:30. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button