Vizitori i“prapë” në zyrën e kryeministrit kanadez

Të qënurit një baba kryeministër, të gjithë mund të mendojnë se është diçka e lehtë. Por në të vërtetë nuk është kështu. Edhe baballarët kryeministra kanë “problemet” e tyre me fëmijët.

Njëri prej tyre është edhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau i cili përmes disa fotove të postuara në rrjetet sociale ka treguar rrëmujën që i ka bërë në zyrë djali i ri, Hadrien.

Sigurisht që vogëlushi ende nuk e di postin e rëndësishëm që zotëron i ati, ndaj dhe nuk e ka kursyer rrëmujën në zyrë. Kryeministri i cili ka vjedhur vëmendjen e të gjithëve, por kryesisht të gjinisë femrore për pamjen e tij, ka shkruar bashkangjitur fotove të vogëlushit, “Kisha vizitorë në zyrë sot”. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button