Shifra alarmante në Gostivar: Për 1 vit gati 300 divorce

Dukuria e shkurorëzimeve në rajonin e Gostivarit po merë përmasa shqetësuese dhe nga viti në vit shënon rritje enorme. Gjatë vitit 2016, sipas të dhënave të grumbulluara në Qendrën ndërkomunale për punë dhe politikë sociale në Gostivar, janë evidentuar gati 300 divorce, ndërkohë që rreth dyzet lëndë qëndrojë një hap para shkurorëzimit, shkruan gazeta KOHA.

Sipas evidencave zyrtare, nëse bëhet një krahasim me vitin paraprak (2015), kur për gjatë gjithë vitit janë regjistruar 280 divorce, duket që ky numër mbetet konstant. Nga periudha e mëhershme kur çifti bashkëshortor dorëzonte procedurën për shkurorëzim, ekipi profesional në përbërje të pedagogut, psikologut dhe punëtorit social, fillonte procedurën e pajtimit. Ndërkaq tani, ata vinë me vendime të prera dhe pa dashur të humbasin kohë me procedurën e pajtimit e kërkojnë vendim final, shkurorëzimin.

Në bazë të analizave të ekspertëve të Qendrës Ndërkomunale për Punë dhe Politikë Sociale, gjatë vitit 2015 na paraqitet një histori e mëparshme kush bashkëshortët nuk gjenden përballë këtij vendimi shkaku i marrëdhënieve të prishura bashkëshortore, por për shkaqe ekzistenciale, për të bërë dokumentet në ndonjë vend të zhvilluar ekonomikisht, pas çka mirëmbajtja e familjes nga ana e kryefamiljarit do të ishte më e lehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP