Çka ndodh nëse Liverpool dhe Arsenal përfundojnë sezonin me pikë të barabarta? (FOTO)

Premierliga mund të na sjellë zhvillime interesante në fund të sezonit të saj.

Arsenal dhe Liverpool, po bëjnë “luftë” të madhe për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundim të sezonit.

Renditja aktuale e këtyre dy skuadrave, golat e shënuara dhe të pranuara, kanë ngritur dilemë të madhe se çfarë mund të ndodh nëse pas 38 ndeshjeve, të dy këto skuadra kanë pikë të barabarta dhe golaverazh të barabartë.

Duke parë që të dy skuadrat janë me golaverazh të njëjtë, +29, me Liverpoolin që ka shënuar 71 gola dhe ka pranuar 42, dhe Arsenal ka shënuar 72 dhe ka pranuar 43, gjasat janë shumë të mëdha që në fund, të dy skuadrat të kenë gjithçka të barabartë.

Çka ndodh nëse Liverpool dhe Arsenal pas xhiros së 38-të kanë pikë të barabarta?

Rregullat e Premierligës së pari i kushtojnë rëndësi golaverazhit, nëse golaverazhi është i njëjtë, pastaj shikohet se cila skuadër ka shënuar më shumë gola gjatë sezonit, dhe nëse golat e shënuara janë në numër të njëjtë, atëherë vendoset që të luhet një ndeshje tjetër finale, në një terren neutral, dhe fituesi i asaj do të shkojë në Ligën e Kampionëve.

Po çka nëse ndodh kjo? Do të kemi një ndeshje që do ta kujtojmë gjatë në mendjen tonë./Lajmi.net/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button