NATO dhe Rusia provojnë fuqinë e tankeve!

NATO ka treguar forcën e saj me anë të tankeve, gjatë stërvitjes së organizuar në Gjermani, ndërsa në anën tjetër edhe Rusia ka bërë thuajse të njëjtën gjë, njofton Top Channel.

Austria mori vendin e parë në “Strong Europe Tank Challenge 2017”, ku pjesëmarrës ishin edhe SHBA, Ukraina, Gjermania, Polonia dhe Franca. Një vit më parë, ishte Gjermania që u rendit e para.

Organizuesit e “Strong Europe Tank Challenge 2017” thanë se sfida ka si synim edhe nxitjen e shpirtin konkurrues dhe bashkëpunues mes palëve, për të shkëmbyer përvojën.

Kjo stërvitje u zhvillua përgjatë pesë ditëve në terrenin ushtarak të Grafenwoehr në Gjermani.

Në anën tjetër, trupat e Vladimir Putin zhvilluan një stërvitje duke praktikuar lëshimin e tankeve me anë të parashutave në fushë beteja. Stërvitje u zhvillua në bazën ajrore të Dyagilevo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button