Tregimit “Maqedonia në BE” i duhet energji e re

Radio MOF në intervistë me kryetarin e Qendrës për Strategji Evropiane “Eurotink”, Andreja Stojkovski bisedoi në lidhje me Ditën e Evropës, për aspiratat e vendit drejt bashkimit, por edhe për lerat e BE-së për progresin e njerëzve të rinj.

Dita e Evropës, 9 maj, do të thotë kremtimin e identitetit evropian dhe bashkimin e të gjithë popujve ë kontinentin e vjetër, dhe kjo, pas iniciativës e cila në vitin 1950 u prezantua nga ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme Robert Shuman të  Franca. Është interesante që pikërisht Franca para dy ditë votoi “pro” Emanuel Makron, që për shumicën do të thoshte votë “për” qëndrim në Bashkimin Evropian.

Vallë ideja e Shuman për formimin e modelit për Evropë të bashkuar, respektivisht opsionit për rruajtjen e paqes në kontinent pas stuhisë së luftërave fashiste, qëndron në truall stabil?

Андреја Стојковски

Në mëngjes kur arrita, mu kujtuan disa sende. E para, “Fejsbuk” më përkujtoi disa statuse nga vitet e kaluara në të cilat them – nëse nuk ishte Dita e fitores mbi fashizmin, nuk do të ndodhte as Dita e Evropës. Por, nëse Dita e Evropës nuk ndodhte, atëherë Dita e fitores nuk do të kishte asnjë domethënie, sepse nuk do të ishe e mundur paqja gjatë pothuajse 70 viteve të kaluara nëse ideja evropiane nuk funksiononte. Kështu, që, bashkimi i këtillë që u propozua në vitin 1950, ende ka domethënie të madhe për një pjesë shumë të madhe të popujve të cilët jetojnë në BE.

Ku gjendet Maqedonia në gjithë tregimin për BE-në, nëse dihet se vendi disa vite nuk ka dalë nga kriza politike, janë rrahur deputetë në Kuvend, ato pak media të lira ende punojnë nën presion, numër i madh i institucioneve janë uzurpuar ose janë jo funksionale… A ka mundësi vendi, në përgjithësi të gjendet vetë pa BE-në, ose duhet fuqishëm të shkelim nëpër rrugën evropiane dhe të presim mundësinë të jemi pjesë e BE- tregimit?

Bëhet fjalë për proces shumë të gjallë. Nuk është e thjeshtë të jesh pjesë dhe të qëndrosh në proces. Duhet vazhdimisht të përpiqesh, vërtet të jesh pjesë e të gjithë tregimit. Kjo do të thotë punë për ditë. Suksesi i një dite nuk është sukses nëse nuk vazhdon edhe më tutje, nëse gjatë kësaj nuk shoqërohet nga ndonjë sukses i ri ditën në vijim ose periudhën në vijim. Maqedonia bëri sukses në vitin 2005 me marrjen e statusit si vend kandidat. Në vitin 2009 u dha rekomandimi për fillimin e negociatave, mirëpo, prej atëherë e deri tani nuk kemi ndonjë sukses serioz, hap serioz përpara. Mbajtja e nivelit të vitit 2009 për fillimin e negociatave, gjithashtu është  e rëndësishme, por ne këtë gjë nuk e bëjmë.

Rrahja e deputetëve në Kuvend është me siguri gjëja e fundit që ndodhi, e cila dëshmon se sa Maqedonia ka shkuar në regres, ose ngec në procesin e aderimit drejt BE-së. Ne na duhej lëvizje serioze përpara dhe suksese që nga viti 2009 e këndej, ë kishim mundur të jemi vend i vërtetë ku sundon e drejta, të kishim mundur të kalojmë në fazën e dytë të implementimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim. Ngelëm ne plotësimin e kritereve politike, aq sa janë, gjatë kësaj pa u zhvendosur edhe në ekonomi. Çastin kur qytetarët kërkojnë jetë më të mirë, është pikërisht, për shkak të asaj që nuk kemi asnjë lëvizje në ekonomi. Maqedonia në BE, është tregim të cilit i nevojitet energji e re, një „restyling“ total i ri ( ri dizajnim).

Përpos reformave të përmendura, vallë do ti duhet Maqedonisë edhe një periudhë e caktuar të përballet edhe me animozitetin e imponuar ndaj BE-së? Nuk është sekret se grupe të caktuara dhe qeveritarët vitet e kaluara përhapin atmosferë negative ndaj Unionit, ndërsa njëkohësisht zgjat përcaktimi deklarativ qeveritar për hyrje në BE?

Ashtu është, por problemin të cilin e shohim në Maqedoni nuk është i ri. Nuk ndodh për herë të parë. Edhe më parë ka ndodhur rënie e interesimit, ose rënie e mbështetjes për aderim. Mirëpo, kjo ka ndodhur te vendet të cilat kanë hyrë në proces të negociatave. Gjatë procesit keni të drejtë të bëni disa gjëra, reforma të cilat nuk janë shumë popullore, dhe me gjithë këtë mbështetja te publiku shënon rënie. Por, nëse nuk kemi kujdes për informim të drejtë, si tek ne, mbështetja do të shënojë rënie, që para momentit të negociatave aderuese.

me siguri çelësi në Maqedoni për rruajtjen e mbështetjes është posedimi, marrja e informatave të sakta që të përcaktohen hapat e duhur. Para pak thashë, nuk bëjmë reforma të vërteta që të lëvizim nga vendi, atë që e bëjmë na e servojnë si reformë të detyrueshme për aderim në BE. Na e servojnë me informata të tjera plotësuese të cilat dëshpërojnë në mënyrë serioze.

Në fokusin e Radio MOF janë qytetarët e rinj, nevojat e tyre dhe lëvizjet shoqërore. Së këndejmi, vallë mund të na tregosh çfarë do të thotë për të rinjtë hapi potencial përpara i Maqedonisë drejt Unionit?

Të sqaroj se sa të rëndësishëm janë të rinjtë… e përmendët Makron. Duke e parë demografinë e votave të tij, mund të përfundoj se mbështetja buron nga ata të cilët kanë jetuar në BE, kanë qenë pjesë e BE-së, kanë gëzuar përfitimet nga anëtarësimi. Diku lexova “tuit” se është evidente që për Makron ka votuar “Erazmus gjenerata”.

Ana e mirë për të rinjtë është se nuk mund të jetoni si anëtare e BE-së, dhe gjatë kësaj pa qenë tërësisht të ekspozuar ndaj parimeve ose funksionimit të shoqërisë së hapur. Kjo është maja, ndaj së cilës, besoj ne synojmë. Të rinjtë do të kenë mundësi të arsimohen në një vend, të specializojnë në vend tjetër, të fitojnë përvojën e parë të punës në vend të tretë, të kalojnë vitet e  tyre të punës në vend të katërt, dhe të gëzojnë ditët si pensionist në vend të pestë. Gjatë kësaj, do të njoftohen me kulturat, gjuhët, me njerëzit e të gjitha atyre vendeve. Fitimi i miqësive të reja për mua çdo herë kanë qenë maja e tregimit, përfitim i madh. Ato paraqesin mundësi të përfshiheni në të gjitha rrjedhat e mundshme politike, në të gjitha këto vende, sepse shoqëria e hapur dhe BE nënkuptojnë konsultim të vazhdueshëm me qytetarët e tyre.

Së këndejmi, anëtarësimi i Maqedonisë në BE për të rinjtë tanë do të thotë se përfundimisht do të mund të realizojnë ëndrrën e tyre. Do të jenë qytetar i dobishëm, i konsultuar në shtet, ndërsa gjatë kësaj vendi t’ua ofrojë të gjitha parakushtet e mundshme për realizimin e jetës së mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button