Greqia rikthen 71 migrantë në Turqi

Greqia në bashkëpunim me agjencinë për kufinjtë të BE-së, Frontex, ka kthyer 71 migrantë në Turqi që prej të mërkurës, si pjesë e një marrëveshje në mes të Turqisë dhe BE-së, që është arritur vitin e kaluar.

Në total, 22 migrantë janë dërguar nga ishulli grek Lesbos, në Dikili të Turqisë të premten, ndërkaq në dy ditët paraprake, 49 migrantë të tjerë janë dërguar në Turqi nga ishujt grek Kos dhe Chios, kanë njoftuar autoritetet greke.

Sipas kësaj marrëveshjeje, çdo emigrantë që arrin në BE përmes Turqisë, nuk do të lejohet të aplikojë për azil dhe do të kthehet mbrapsh. Autoritetet greke kanë thënë se kanë kthyer 1,165 persona që prej hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button