Një muaj nga Izraeli, De Biasi do 3 pikët që humbi në Elbasan

Kur duhet thuajse një muaj nga ndeshja eliminatore e Botërorit 2018 ndaj Izraelit, Gianni De Biasi pranoi se situata e kombëtares shqiptare të futbollit nuk është e mirë në grup.

Si jemi vendosur? Jo mirë në klasifikim dhe duhet të paraqitemi mirë, që nga ndeshja me Izraelin, që është shumë e fortë dhe e vështirë si nga aspekti logjistik, ashtu dhe nga kundërshtari. Janë të fortë, por ne shkojmë për të marrë 3 pikët që Izraeli na mori këtu”, deklaroi De Biasi.

 Në 11 qershor, në stadiumin e Haifas në Izrael, kuadratin do ta mbrojë Strakosha për shkak të pezullimit të Etrit Berishës.

Por e ardhmja e portës kuqezi prezanton një dilemë për shkak të formës fantastike të 22-vjeçarit të Lacios, për të cilin De Biasi rezervoi vetëm elozhe.

“Balotazh këtë herë nuk ka, sepse Berisha është i pezulluar, ndërsa për të ardhmen do të flasim. Me rëndësi është të kemi futbollistë që luajnë rregullisht. Tomas Strakosha ka qenë impresionues në sezonin e parë. Madje, ai i ka marrë vendin Marchettit në një skuadër si Lacio që në moshën 22-vjeçare”, tha De Biasi.

Diskutimi për kontratën e re është kthyer në një temë aktuale mes trajnerit dhe FSHF-së, madje tekniku kaloi topin te presidenti Duka kur u pyet nëse do të jetë në stadiumin e ri.

“Në rast se nuk do të jem, më ftoni dhe do të vij të shoh ndeshjen”, u përgjigj ai. Kombëtarja shqiptare ndodhet në vendin e 4 në grupin G të eliminatoreve, me 6 pikë në 5 ndeshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button