“Fausti” i Gjermanisë shpallet më i miri në Bienalen e Venecias (FOTO+VIDEO)

Juria në përbërje të Manuel J. Borja-Villel, kryetar dhe anëtarët Francesca Alfano Miglietti , Amy Cheng, Ntone Edjabe dhe Mark Godfrey ka ka vendosur që “Luani i Artë” që është çmimi kryesor i Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, t’i takojë Gjermanisë, njofton koha.net.

Artistja Anne Imhof, që përfaqëson këtë shtet nëpërmjet instalacionit “Faust” në hapësirën ekspozuese “Giardini” ia ka dalë të triumfojë në ngjarjen më të madhe të artit bashkëkohorë në botë, raportojnë gazetarët e Grupit Koha në Venecia, Shaban Maxharraj dhe Edona Shala.

Image

“Faust” që ka për kuratore Susanne Pfeffer përbëhet nga xhama që kanë ngritur dyshemenë në një nivel tjetër. Nën dysheme, krahas gjësendeve të vendosura lëvizin edhe njerëz përderisa qentë lehin jashtë mureve të pavijonit. Kësisoj vepra zgjon kërshëri të madhe për vizitorët, interaktiviteti midis tyre dhe instalacionit është tejet i madh.

Në videon më poshtë mund të shikoni performancën e pavijonit gjerman në Venecia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button