Shkupi edhe një hap drejt balotazhit

Kampionati i Maqedonisë po afron drejt fundit, ndërsa sot është luajtur ndeshja e vetme e javës së 33-të, të Ligës së Parë, ku Pelisteri ishte nikoqire e Shkupit, ndeshje kjo që përfundoi me vetëm një gol të shënuar. Dy skuadrat e kishin filluar këtë ndeshje me shumë rezervë për të sulmuar, pasi dy ekipet kishin nevojë për pikë, Pelisteri kërkonte fitore për të forcuar pozitën e katërt që i mundëson dalje në Evropë, ndërsa Shkupi për të ikur nga Pobeda që po e ndjekin pozitën e shtatë për ti ikur balotazhit.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në kohën shtesë të pjesës së parë, kur brazilian Fernando Silva befasoi mbrojtjen e Shkupit.

Dy ekipet kishin disa raste për të shënuar, por deri në fund rezultati nuk ndryshoi. Shkupi tani më është në rrezik që të humbë pozitën e shtatë, por këtë duhet pritur deri nesër kur Pobeda do të luajë ndaj Bregallnicës në Shtip. Në ndeshjet tjera takohen. Renova – Sileksi, Rabotniçki – Vardari dhe Makedonija Gj.P – Shkëndija, të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:30. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button