Kush ia siguron jetën e luksit, Adelina Tahiri “thumbon” koleget

Edhe pse është tërhqeur kohët e fundit nga muzika, për Adelina Tahirin nuk ka munguar vëmendja e publikut dhe sidomos për jetën private. Fotot provokuese në rrjetet sociale kanë nxitur gjithmonë kërshërinë e publikut për të mësuar të rejat e fundit nga ajo. Por sa herë këngëtarja poston foto nga jeta e saj luksoze, me makina të shtrenjta apo udhëtime.

Megjithatë, për Adelinën, gjithҫka është e pranueshme dhe e justifikuar falë familjes së saj, por edhe kontratave në muzikë apo reklama të ndryshme në Maqedoni.

E ftuar këtë javë në Express Rozë, këngëtarja e njohur nga Maqedonia sqaron se makinat nuk ia dhuron askush përveҫ familjes së saj apo punës disavjeҫare në tregun muzikor.

E pyetur për makinën e re që ka postuar së fundi nga profilet e saj, e cila mendohet se kap vlerën e 40 mijë eurove, Adelina rrëfen se e ka blerë falë ndihmës së familjes dhe punës që bën vetë. Hamendësimet se pas saj fshihet dikush që ia bën dhuratë makinat, vetë këngëtarja i rrëzon poshtë duke thënë: “Ajo makinë  është  blerë  vjet për ditëlindjen time dhe ma ka dhuruar babi. Gjithmonë kam pasur makina të  mira, falë  familjes sime, por edhe punës sime që bëj. Besoj e kanë   parë  të  gjithe që  e gjithë  Maqedonia ka qenë e pushtuar nga billboardet e Adelinës. Kam bërë  edhe dy reklamat me buxhetin më  të  lartë  në  Maqedoni që  ka ekzistuar deri më  tani në  një  kontratë”.

Gjithashtu këngëtarja ka thumbuar edhe disa nga koleget e saj: “Gjithmonë diskutohet: Kush ia ka blerë? Pse duhet patjetër të  ma blejë  dikush? Kjo gjë  më  irriton shumë  sepse nuk është  se Adelina dje bleu makinë , si shumica e kolegeve të  mia. Unë   gjithmonë  kam pas makina dhe i falenderohem   familjes sime. Gjithmonë  kam patur një  jetë  shumë  të  mirë. Unë  kam blerë makinë, por edhe më  ka ndihmuar babi dhe pa ndihmën e tij nuk do kisha mundur ta blej”, përfundon ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button