Tiranë: Opozita me protestë kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama

Partia Demokratike në Shqipëri sot ka mbajtur protestë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri teknike, që të organizojë zgjedhje të lira e të drejta. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se kjo protestë është një referendum për të themeluar republikën e re, raporton Zëri i Amerikës.

“Nga sot ne nuk e njohim republikën e vjetër të drogës dhe krimit. Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë”, tha ai.

Mijëra përkrahës të opozitës u mblodhën në sheshin midis kryeministrisë dhe parlamentit për të kulmuar protestën 85 ditore të opozitës, të nisur qysh nga 18 shkurti në një tendë, ku vazhdoi tubimi i pandërprerë.

LEXO: Protesta e PD-së, Basha: Referendumi i shqiptarëve për Republikën e Re
LEXO: Ja ku ndodhej Meta gjatë protestës së opozitës
LEXO: Çfarë nuk u pa nga protesta: PD vendosi kurora funerali te zyra e Ramës
LEXO: Opozita nis protestën, PD: 2700 vullnetarë për sigurinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button