Fenomeni Sibeth, kush është ylli i ri i ekipit Macron

Për të kuruar komunikim e kandidatit dhe më pas presidentit francez, Emmanuel Macron është, së bashku me Sylvain Fort, një grua e cila u bë franceze vetëm verën e kaluar. Sibeth Ndiaye, 37 vjeç, ka lindur në Dakar në Senegal, është e njohur prej muajsh për gazetarët, për efikasitetin dhe i vendosmërinë e buzëqeshur, por tani ajo ka një moment të famës kombëtare, që kur kanali televiziv TF1 transmetoi “Emmanuel Macron: Les coulisses d’une Victoire”, dokumentari i Yann L’Hénoret, në lidhje me prapaskenat e gjashtë muajve të fushatës presidenciale.

Filmi i L’Hénoret duket episodi pilot i një seri televizive, si “The west wing”, ku në vend të Shtëpisë së Bardhë është Elizeu, dhe sekretarja bjonde e shtypit C.J. Cregg është zëvendësuar nga Sibeth Ndiaye, me gërshetat e saj afrikane. Të tjerë e krahasojnë me personazhin e Olivia Pope në seialin ‘Scandal’, që menaxhon krizat e shumta që trazojnë Uashington DC.

Në ekipin e të rinjve nën moshën dyzet vjeç, të cilët janë bashkëpunëtorët më të afërt të Macron, Sibeth Ndiaye spikat për energjinë dhe vendosmërinë. Kur një e përjavshme vendos një titull pak si shumë të nxituar, mbi pasazhin delikat për manifestimet kundër martesave të homoseksualëve në një intervistë të Macron, ajo nuk heziton të telefonojë me qetësi të madhe autorin, duke shpjeguar arsyet e tij, dhe duke përfundojnë me një: “Kjo nuk është punë gazetarësh, por kurvarësh”.

Sinqeriteti i saj nuk rezulton në arrogancë apo frikësim, dhe ky është arti i komunikueses. Ajo është rritur në Dakarin qendror në një familje të pasur, më e vogla e katër motrave që të gjitha kanë studiuar falë babait, i cili ishte një anëtar drejtues i partisë së presidentit Abdoulaye ëade, dhe nëna e saj, me origjinë nga Gjermania dhe Togo, që ka qenë kryetare e Këshillit kushtetues të Senegalit. Pas shkollës së mesme, Sibeth Ndiaye u largua nga Dakari për t’u transferuar në Paris dhe frekuentuar Liceun Montaigne.

Në universitet është diplomuar në Ekonomi të Shëndetësisë, dhe menjëherë pas diplomimit filloi të frekuentojë politikën, në zyrën e shtypit të presidentit të ardhshëm socialist të Kuvendit, Claude Bartolone. Bëhet një militante e bindur në vitin 2002, kur Jean-Marie Le Pen kualifikohet për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, dhe Franca pa një tronditje, e cila nuk u përsërit këtë herë për vajzën e tij Marine.

Dhjetë vjet më vonë hyri në kabinetin e ministrit të Ekonomisë Arnaud Montebourg, dhe mbeti aty edhe kur Emmanuel Macron mori vendin e tij. “Herën e parë që Emmanuel na mbledhi ne, stafin e tij – i tha Ndiaye “Jeune Afrique” – ai na paralajmëroi: “Kurrë mos ejani të më thoni se nuk mund të bëni diçka, për shkak se nuk është bërë kurrë më parë”.

Në fushatë elektorale, Sibeth Ndiaye ndjek dhe organizon gjithë daljet e presidentit të ardhshëm, dhe merr dhe një prej goditjeve të rralla nga Macron. Ai donte të shkonte të takonte punëtorët e Whirpool, “personat përgjegjës për sigurinë nuk donin”, shpjegon ajo, dhe Macron shfryn: “Nuk ka rëndësi, duhet me dit që të marrim risqe. Përndryshe do përfundojmë si Hollande: të sigurtë por të vdekur”. corriere.it – Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button