Rusia mund të përzihet në zgjedhjet parlamentare në Mbretërinë e Bashkuar

Ekziston mundësi reale që Rusia të tentojë të përzihet në zgjedhjet parlamentare në Mbretërinë e Bashkuar muajin e ardhshëm, deklaroi ministri britanik i Punëve të Jashtme Boris Xhonson.

Në një intervistë për gazetën “Telegraf”, të publikuar sot politikani nga Partia Konservatore britanike deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin do të jetë i kënaqur nëse Partia Laburiste e Xheremi Korbinit fiton në zgjedhjet më 8 qershor.

Sipas fjalëve të Xhonsonit, Putini tashmë ka marrë masa në SHBA, Francë dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Për këtë duhet të jemi të kujdesshëm, tha ai dhe shtoi se konsideron se Putini dëshiron ta “lëkundë besimin në demokraci në përgjithësi dhe ta diskreditojë tërë procesin demokratik”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button