Tetë princesha arabe gjykohen në Belgjikë

Princesha Shekha Alnehayan dhe shtatë vajzat e saj e vizitojnë Brukselin rregullisht. Në vitin 2008, ato prenotuan apartamentin e zakonshëm luksoz në Hotelin Konrad për disa muaj. Me vete sollën edhe 20 shërbëtorët e tyre, të cilët duhet të jenë në dispozicion të tyre 24 orë në ditë, pa ushqim të mjaftueshëm, pa shtretër dhe pa vizë, duke përfshirë edhe vizë pune për Bruksel.

Familja Alneyahan është një familje me ndikim të madh në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pak para se të ndodhte ky rast në Bruksel, kjo familje e kishte blerë klubin e njohur futbollistik „Manchester City”. Tani, të tetë princeshat janë akuzuar për shkelje të rregullave të punës dhe trafikim qeniesh njerëzore.

Të mbingarkuar dhe të pa paguar

“Shërbëtoret nuk paguheshin, punonin ditë e natë dhe flinin në dysheme. Princeshat i fyenin dhe i keqtrajtonin vazhdimisht”, tregon Patricia LeCocq, zëdhënëse e organizatës belge për të drejtat e njeriut “Myria”.

Brüssel Prozess gegen Prinzessinnen aus den Vereinigten Arabischen Emiraten (picture-alliance/dpa/Belga/D. Waem)Rasti u bë ditur pasi njëra nga shërbëtoret u arratis nga hoteli dhe denoncoi gjithçka në polici. Policia nisi hetimin, pas të cilit policia vërtetoi deklaratën e shërbëtores: gratë mbaheshin peng në kushte jonjerëzore. Si rrjedhojë, rasti përfundoi në gjykatën belge. Tani nëntë vjet më vonë, princeshat do të përgjigjen për akuzat ndaj tyre. Avokati i familjes mbretërore ka akuzuar policinë belge se hetimet nuk janë bërë konform ligjeve, raportojnë mediat belge. Kjo është edhe arsyeja kryesore për kohëzgjatjen e rastit.

Është e pa besueshme

Nicholas McGeehan nga „Human Rights Watch” thotë: „Unë nuk e besoja dot që në media kjo temë nuk nxiti më shumë reagime”. Dhe ky nuk është rast i vetëm. Në janar të këtij viti janë bërë akuza të njëjta në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, për një familie nga Dubai. Këto të fundit, gjatë një vizite të shkurtër në Vjenë, kanë pasur shërbëtore nga Filipinet. Por për shkak se nuk ka asnjë marrëveshje midis Austrisë dhe Emirateve, kjo akuzë nga shërbëtoret e keqtrajtuara ka shanse minimale para gjykatës. Kryerësit e veprës penale janë larguar tashmë dhe nuk mund të thirren para gjykatës.

Një problem i shpeshtë në Evropë

Në shumë shtete të Evropës ka shkelje të rënda të ligjeve për të drejtat e njeriut nga vizitorë prej shteteve arabe si: Arabia Saudite, Bahraini, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Mënyra si i trajtojnë ata shërbëtorët e tyre në vendet e tyre mund të jetë në përputhje me ligjin, por në shtetet evropiane kjo është ndryshe. Në shtete si Gjermania, Austria dhe Belgjika, ata bëjnë shkelje të ligjeve kombëtare. Si në rastin e tetë princeshave.

Një akuzë tjetër që u ngrihet princeshave është ajo se shërbëtoret në Belgjikë i kanë marrë pa leje pune dhe që ata të punojnë në Belgjikë u duhet patjetër leje për punë. Për këtë shkak organizata „Myria” i akuzon ata për trafikim qeniesh njerëzore.

Koha për të treguar shembull?

Gjykata belge ka tani mundësinë që të vendosë një precendet për praktika të tilla, pasi siç shihet, janë raste të shpeshta. “Nëse gjykata i dënon princeshat për tregti qeniesh njerëzore, princeshat mund të përfundojnë në burg, ose t‘u paguajnë dëmshpërblim viktimave. Por problemi është se tani më ka kaluar shumë kohë dhe dënimi mund të jetë shumë më i lehtë për të akuzuarit” tha Patricia Le Cocq.

Brüssel Prozess gegen Prinzessinnen aus den Vereinigten Arabischen Emiraten (Getty Images/AFP/D. Waem)Problemi tjetër është se edhe nëse të akuzuarit dënohen me burg, ka gjasa të larta që Emiratet e Bashkuara Arabe të deportojnë personat e akuzuar. Për aktivistët për të drejtat e njeriut ky fakt është mjaft frustrues. McGeehan nga organizata „Human Rights Watch” ka ende shpresa dhe thotë: „Procesi gjyqësor mund të jetë shumë i rëndësishëm, për arsye se familjet më të pasura në botë do të akuzohen për trafikim me njerëz”.

Mbetet të shpresojmë se do të ketë ndryshime dhe së paku të njoftohet opinioni se si shtetet e Gjirit abuzojnë me të drejtat e njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button