Oda e Avokatëve shënoi 72 vjetorin, avokati i Gruevskit dhe Koçanit shprehet i kënaqur dhe pavarur

Oda e Avokatëve të Republikës së Maqedonisë sot shënoi 72 vjetorin.

“Jam i kënaqur që Avokatura e Maqedonisë në mënyrë permanente e ndërmerr vendin e saj në sistem duke i mbrojtur të drejtat e qytetarëve. Kjo relativisht me sukses realizohet edhe në rrethana të tilla të vështira me të cilat ballafaqohemi dhe me mohimin e rolit të avokatit”, deklaroi kryetari i OVRM Nikolla Dodevski në shënimin e Ditëve të Avokaturës së Maqedonisë i cili njëkohësisht është edhe avokati i ish kryeministrit Nikolla Gruevski si dhe shumicës së funksionarëve të VMRO-së, duke mos e harruar edhe të arratisurin biznesmen, Sead Koçan,

Ai theksoi se në të ardhmen do të punohet në përmirësimin e legjislacionit ligjor me çka siç shtoi, do të ndihmohet në realizimin e mbrojtjes më efikase të qytetarëve dhe do të përmirësohet mirëkuptimi i rolit të avokatëve.

Në suaza të Ditëve të Avokaturës së Maqedonisë, OARM do të ta mbajë Takimin e 62-të vjetore në të cilën do të shqyrtohen aktivitete e deritanishme të Odës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button