Evropa kthen sytë nga Maqedonia, pritet nga Qeveria e re të krijojë mundësitë për eurointegrime

Me shumë optimizëm dhe interes të madh në Maqedoni është pritur deklarata e përfaqësueses së lartë të BE-së, për politikë të jashtme, Federika Mogherini, e dhënë për gazetën italiane “La Stampa”. Pasi përmendi që Britania e Madhe nga viti 2019 do të largohet nga BE, Mogherini paralajmëroi se anëtarësimi me siguri nuk do të kufizohet në 27 vende, pasi Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë kandidate për BE, njofton Portalb.mk.

“Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Francë treguan se BE është gjallë dhe do të vazhdojë të zgjerohet. Jam e sigurt që pas Brexit do të kemi anëtare të reja. Mendoj se do të jenë vendet e Ballkanit. Shumica këtë proces e quajnë zgjerim, por unë e shikoj si ribashkim”, tha Mogherini.

Bojan Mariçiç, drejtor i Qendrës për arsim europian në Maqedoni, thotë për Portalb.mk se Qeveria e re mund të kontribuon mjaft në zhvillimin e proceseve pro evropiane, dhe ky është një lajm pozitiv për vendin tonë.

“Nuk mund të ndodh brenda që natës të anëtarësohemi në BE por zhvillim të proceseve do të ketë. Nëse qeveria e re është e qartë në agjendën reformuese, nëse i merr hapat e nevojshëm dhe masat nga raporti i Pribesë, dhe nëse merret me problemet më të rënda të cilat e sollën vendin në këtë krizë duke filluar nga kontrolli mbi policinë, gjyqësor i pavarur, administrata publike, reformat në media dhe në të gjitha fushat në të cilat ka nevojë për reforma, ato të realizohen, jeta e qytetarëve do të përmirësohet në të ardhmen. Nëse këto ndodhin, BE do ta njeh punën e bërë dhe do t’i zgjat dorën jo vetëm Maqedonisë, por të gjitha vendeve të Ballkanit që të shpejton proceset dhe sa më shpejtë priten të hapen bisedime për ato shtete për të cilat nuk bisedohet, përfshirë edhe Maqedoninë”, tha për Portalb.mk Mariçiç.

Kurse sa i përket anëtarësimit në NATO, Marciq tha se kemi prit një kohë të gjatë dhe se tani është koha që proceset të realizohen.

“Urgjent të pranohemi në NATO sepse tanimë një kohë të gjatë jemi në pritje, një dekadë, për shkak të problemit të emrit me Greqinë. Kjo nuk do të jetë e lehtë por mendoj se ka vullnet nga partnerët në BE dhe NATO dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme në këtë situate. Edhe njëherë e theksoj se gjithçka varet nga qeveria e re dhe shoqëria, nëse nisen në atë drejtim të reformave dhe vullnetit për aderim drejt BE-së dhe NATO-s, besoj se do të ketë më shumë mirëkuptim dhe vullnet sesa deri më tani. BE dhe NATO kuptuan se iu duhen shtetet tjera, sidomos pas daljes së Britanisë së Madhe – Brexit, dhe ky është sinjal në favorin tonë dhe gjithashtu do të ndalen ndikimet ruse të cilat kanë për interes të zvarritet procesi për integrim në BE”, tha për Portalb.mk Mariçiç.

Zaev: Maqedonia do të jetë anëtare e 30-të e NATO-s

Ndërkaq lidhur më çështjen e emrit me Greqinë, gjë që ka bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se do të ketë dialog mes dy qeverive të cilat respektojnë identiteti maqedonas, krenarin dhe dinjitetin.

“Dua të theksoj se 123 shtete në botë na kanë njohur si Republika e Maqedonisë. Dhe mu për këtë arsye vlerësoj se me ndihëm e qytetarëve, të opozitës dhe ndërkombëtarëve shumë shpejt do të zgjidhim çështjen e emrit me Greqinë. Kjo do të na mundojë që të ndjekim shembullin e Malit të Zi dhe të bëhemi anëtarja e 3 e NATO-s”, tha Zaev.

Sipas tij anëtarësimi në NATO, sidomos për Ballkanin, nënkupton siguri dhe garanci për kufijtë.

“Gjithashtu NATO garanton rritje ekonomike, zhvillim ekonomik dhe investime shtesë të huaja. Nëse Maqedonia është pjesë e NATO-s, pushteti diktatorial i Nikolla Gruevskit dhe sponsorët e tij nuk do të kishin guximin të krijonin konflikte por për fat të keq kishim rastin t’i përjetojmë ato për disa vite”, tha Zaev, njofton Portalb.mk.

Jens Stoltenberg: NATO është shumë e shqetësuar për situatën në Maqedoni

Ndërsa para një jave, Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se “NATO është shumë e shqetësuar për situatën në Maqedoni dhe qëndrimi i jonë është se procesi demokratik duhet të respektohet dhe shumica ne parlament ka të drejtën të vendos se kush do të formojë qeverinë”, njofton Portalb.mk.

Për shkak të gjendjes në Maqedoni por edhe në rajon në draft raportin e Parlamentit të NATO-s thuhet se vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të jenë në interes të veçantë për NATO./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP