Maqedoni, janë regjistruar 10 raste të vdekjeve dhe 94 lëndime në vendin e punës

Punëdhënësit gjithnjë e më shumë investojnë dhe e respektojnë Ligjin për mbrojtje gjatë punës, por ende duhet të veprohet në ngritjen e vetëdijes për zbatimin e tij.

Siç u tha në seminarin treditor për mbrojtje gjatë punës në Kavadar, vitin e kaluar në Maqedoni janë regjistruar 10 raste të vdekjeve dhe 94 lëndime në vendin e punës që është më pak nga viti 2015.

Sipas Miko Vasilovit, këshilltar për mbikëqyrje inspektuese dhe inspektor në departamentin rajonal të Inspektoratit Shtetëror të Punës, kontrollet e përditshme për konfirmimin e masave të sigurisë gjatë punës kontribuan për uljen e numrit të aksidenteve.

Adrijana Zafirovska nga Shoqata për Mbrojtje gjatë Punës të Maqedonisë e cila e organizoi seminarin, tha se qëllim themelor është përsosmëria profesionale dhe edukimi i vazhdueshëm i personave gjatë punës, por edhe të faktorëve të tjerë të cilët veprojnë në atë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button