Dyfish janë ulur nivelet e lumenjve në Maqedoni

Niveli i lumit Vardar afër Shkupit dhe Jegunocit dhe Cërnës afër Novacit është dyfish më i ulët nga mesatarja për majin, tregon qendra për analiza hidrologjike.

Siç kumtoi DPHM, Vardari afër Velesit dhe Demir Kapisë, si dhe Treska afër Makedonski Brodit janë gjithashtu nën nivelin mesatar, diçka më shumë se dyfish është ulur niveli i ujit të Drinit të Zi, ndërsa ulje drastike, sipas matjeve tregojnë niveli i Sateksës e cila këto ditë ka lëvizur prej dy deri shtatë centimetra për dallim prej mesatares së majit i cili arrin 38 centimetra.

Përafërsisht në nivel mesatar për këtë muaj janë Pçinja, Strumica dhe Kriva Reka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button