Zyrtare: Të hënën mbledhja koordinuese me Xhaferin

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi për Portalb bëri të ditur se të hënën është caktuar mbledhje koordinuese me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin për të gjetur një zgjidhje për çështjen e komunave.

“Të hënën është caktuar mbledhje koordinuese me kryetarin Xhaferi. Në takim do të bisedohet për zgjidhjet e mundshme për sa i përket çështjes së komunave”, tha Ibrahimi

I pyetur nga Portalb se sot a janë takuar me kryeparlamentarin, Ibrahimi mohoi një gjë të tillë duke thënë se shkuarjet në Kuvend janë normale dhe nuk do të thotë ajo se ka pasur ndonjë takim me të apo edhe ndërmjet partive.

“Ne në Kuvend kemi shkuar se aty punojmë. Nuk jemi takuar me kryeparlamentarin për çështjen e komunave dhe nuk ka pasur as takim ndërpartiak”, tha Ibrahimi.

LEXO: Xhaferi thërret koordinim për të hënën?!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button