Hashim Thaçi: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, fillim i zgjidhjes së krizës në Maqedoni

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për “Nacional” të Kroacisë ka folur për krizën politike në Maqedoni si dhe ka theksuar se me zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryekuvendar është vetëm një fillim i zgjidhjes së krizës.

Ai konsideron se zgjedhja e Xhaferit është tërësisht legjitim dhe shton se shumë shpejt do të formohet edhe qeveria e re.

“Pas të gjitha ngjarjeve, u zgjodh kryetari i Parlamentit Talat Xaferi, i cili është shqiptar. Por, para se gjithash dua të theksoj se unë besoj që Maqedonia është shtet multietnik dhe evropian, ku askush nuk mundet të diskriminojë komunitetin shqiptar. Ata kanë liderët e tyre politik të cilët veprojnë në përputhje me ligjet e Maqedonisë. Sa për të bërë një krahasim – serbët në Kosovë, të cilët janë vetëm për qind, kanë më shumë të drejta në Kosovë se që kanë shqiptarët në Maqedoni, të cilët janë rreth 30 për qind”, thotë Thaçi, duke shtuar se krenohet me të drejtat që i gëzojnë serbët në Kosovë.

Kosova, vlerëson më tej Thaçi, ka marrëdhënie shumë të mira me Maqedoninë dhe shton se kriza në Maqedoni është politike e jo etnike.

“Burimi i asaj krize politike është në Shkup, ku është edhe zgjidhja, e jo në Kosovë apo diku jashtë Maqedonisë. Dua të them se në atë situatë nuk ka ndikuar askush nga jashtë. Ne ofrojmë mbështetje të plotë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe gjithmonë do të punojmë për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore”, thekson Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button