Opozita nis protestën, PD: 2700 vullnetarë për sigurinë (VIDEO)

Opozita ka nisur në mesditë protestën. Kryetari Basha ishte në krye të protestës së bashku me bashkëshorten e tij dhe dy vajzat.

Ndërkohë, Partia Demokratike njoftoi se rreth 2700 vullnetarë do të krijojnë një perimetër sigurie rreth protestës.

Mbështetësit e Partisë Demokratike u nisën në orët e mëngjesit drejt kryeqytetit, për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Nga qytetet kryesore të vendit, protestuesit, kishin siguruar transportin drejt Tiranës kryesisht me autobusë.

Të parët që u nisën drejt Tiranës, ishin mbështetësit e Partisë Demokratike nga qytetet e jugut. Nga Vlora u nisën disa autobusë, ndërsa një pjesë e mirë e protestuesve u nisën drejt kryeqytetit edhe me automjetet personale.

Forcat e policisë në disa raste zhvilluan kontrolle ndaj protestuesve dhe automjeteve përpara nisjes, si pjesë e planit të bërë publik një ditë më parë, për ruajtjen e rendit në kuadër të protestës së Partisë Demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button