Ji: Hyrja e Malit të Zi në NATO ndryshim dramatik në rajon

Zëvendës ndihmësi sekretari amerikan i shtetit Hojt Brajan Ji, në forumin 2BS, që dje u mbajt në Budvë deklaroi se hyrja e Malit të Zi në NATO është ndryshim më dramatik, edhe pse shumë punë kanë ndodhur në rajon sivjet.

Ai deklaroi se anëtarësimi në Aleancë është arritje e jashtëzakonshme për Malin e Zi.

“SHBA mbesin me Malin e Zi në çdo hap në rrugën drejt NATO-s”, theksoi Ji.

Ai theksoi se SHBA gjithashtu do të qëndrojnë pas çdo vendi në rajon, i cili ka qëllim të tillë.

Sipas tij hyrja e Malit të Zi në NATO do ta përforcojë konsistencën e politikës të dyerve të hapura, por e zbulon edhe vendosmërinë e Rusisë ta minojë përparimin e Ballkanit në rrugën evropiane dhe euroatlantike, duke filluar, siç tha “planin sfidues për Podgoricën dhe mbështetjen e lëvizjeve në Bosnjë, deri te përpjekjet të izolohet Kosova”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button