RRGGK dënon ashpër dhunën ndaj Arbana Xharrës

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RRGGK) dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj Arbana Xharra, duke theksuar se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme edhe me legjislacionin në fuqi, njofton Portalb.mk.

Nga atje thonë se pavarësisht përkatësisë politike të një personi parasëgjithash duhet të dominon liria e shprehjes dhe e mundësisë së zgjedhjes pa presione.

“Xharra pak ditë më parë aderoi në subjekt politik. Pa marrë parasysh mendimet politike dhe zgjedhjet e cilitdo për të ardhmen e tyre si dhe fjalët e shprehura, Kosova duhet të jetë shtet në të cilin dominon liria e shprehjes dhe mundësitë e zgjedhjes pa presione”, thuhet në reagimin e RRGGK-së

Andaj “RrGGK kërkon nga organet e drejtësisë që të reagojnë sa më shpejtë në hetimin dhe zbardhjen e rastit me hetime të pavarura për gjetjen e fajtorëve, duke mos lejuar krijimin e një ambienti kaotik dhe konspirativ i cili mund të përdoret për poena politik nga ndonjë subjekt politik në Kosovë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button