LSDM: Fillimisht formimi i Qeverisë e më pas zgjedhjet lokale

“Është e nevojshme që të gjitha subjektet politike në shtet të jenë në nivelin më të lartë të përgjegjësisë që të zgjidhet Qeveria e re sa më shpejtë dhe të jepen kushtet ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve lokale”, kështu u shprehën nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë nëpërmjet kumtesës së dërguar sot, njofton Portalb.mk.

Nga atje vlerësojnë se kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov duhet që sa më shprejtë ta jep mandatin dhe të mos vazhdojë që bashkë me VMRO-DPMNE-në edhe më tej të bllokojnë proceset demokratike.

“Gjorge Ivanov duhet që sa më shpejtë ta jep mandatin për formim të Qeverisë. Ekziston program për Qeveri reformuese e cila garanton unitaritetin e Maqedonisë, punon në bazë të Kushtetutës dhe në interes të perspektivave euro-atlantike . Do të ketë riafrimin të ndasive strategjike me qëllim që të pushojnë edhe arsyet për të cilat Ivanov dhe opozita VMRO-DPMNE i bllokojnë proceset demokratike, kurse ajo dëmshëm po pasqyrohet te qytetarët”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM thonë se “asnjë lojë me data nuk është zgjidhje, zgjidhje është që t’i jepet mandati kryetarit Zoran Zaev të formojë Qeveri dhe të përcaktojë datë për zgjedhje lokale”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button