Presidentja e Koresë së Jugut, akuza të ashpra ndaj kapitenit të anijes

Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, i krahasoi të hënën veprimet e kapitenit dhe disa pjesëtarëve të ekuipazhit të tragetit të mbytur me akte kriminale.

Kapiteni i tragetit koreano-jugor, Lee Joon-seok, është përballur me një seri akuzash kriminale, për rolin e tij në mbytjen e anijes javën e shkuar, në të cilën të paktën 87 persona kanë vdekur dhe 215 ende nuk janë gjetur. Shumica e tyre janë studentë dhe mësues të një shkolle të mesme pranë Seulit, të cilët ishin në një udhëtim.

“Veprimet e kapitenit dhe disa anëtarëve të ekuipazhit janë absolutisht të papranueshme, të pafalshme, apo që mund të krahasohen edhe me vrasjen”, tha Park, ditën e hënë, në komentet e publikuara prej zyrës së saj. Ajo shtoi se si presidente bashkohet me koreano-jugorët, të cilët janë të mbushur me “mllef dhe tmerr”. 

Fjalët e ashpra të Park vijnë në një moment kur detaje të tjera kanë dalë në skenë gjatë fundjavës, rreth kaosit dhe konfuzionit mbi tragetin e mbytur në ujërat e ftohta të Detit të Verdhë, në brigjet jugperëndimore të Koresë së Jugut./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button