Maqedoni, Spitalet përballen me mungesën e motrave medicinale

Shënimi i ditës ndërkombëtare të motrave medicinale gjen spitalet e vendit me probleme të theksuara në këtë sferë. Shumë spitale në vend përballen me mungesë të kuadrit të motrave medicinale, ndërkaq statusi i punës për shumë prej tyre, për gjatë kohë mbetet i pazgjidhur. Motra kryesore në spitalin “8 shtatori” në Shkup, thotë se vetëm në këtë institucion shëndetësor ka deficit prej 180 motrash, kurse numri i atyre që lënë vendin për të punuar në shtetet perëndimore është i madh, njofton Alsat M.

Në shënim të kësaj dite, fondacionet Dimitar Kotevski dhe “Nënë Tereza” kanë shpallur motrën medicinale më të suksesshme dhe më humane të vitit, në Maqedoni. Ajo është Merlinda Dralla nga Manastiri.

Edhe pse nuk ekzistojnë numra zyrtar, sipas Beshliovskës, në Maqedoni numri i motrave medicinale të punësuara është 7 deri në 8000, shifër kjo e cila nuk mundëson plotësimin e nevojave të pacientëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button